Zbulohet harta e varreve masive në komunizëm, verifikimi i AND-së 1500 dollarë për person

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 06-04-2015 Zbulohet harta e varreve masive në komunizëm, verifikimi i AND-së 1500 dollarë për person

Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë ka bërë publike hartën e cila përmban zonat e varreve masive për të zhdukurit në komunizëm. Identifikimi i kësaj harte është bërë i mundur me ndihmën e këtij instituti si dhe me bashkëpunimin e personave të ndryshëm ndër vite si ish- të burgosur politikë dhe familjarë të viktimave.  Zyra për identifikimin e 6 mijë personave të zhdukur gjatë komunizmit është ngritur dhe pritet që të nisë në vjeshtë procesi i zhvarrimit.

Mendohet se Tirana ka numrin më të madh të personave të zhdukur dhe kërkimet janë përqendruar në zonat më periferike si Bregu i Lumit, Ura e Beshirit, Ura e Farkës, Kodra e Priftit, Mali i Dajtit-Linzë, Mali me Gropa dhe Linza është veçuar si zona më pikante për pushkatimet me apo pa ligj.

Në Vlorë kërkimet do të përqendrohen në zonat: Pusi i Mezinit, Pylli i Sodës, Qafa e Koçiut, Ura e Ballistëve. Qyteti i Durrësit: Porto Romano dhe Rrushkull. Në Elbasan është veçuar vetëm Krasta. Korçë: Parku Rinia dhe Boboshtica. Maliq Berat: Moravë, Përroi i Velabishtit. Gjirokastër: Viroi, Sheshi i Zinxhirëve, Buduk. Kukës: Përroi Miq-Mamës, Përroi i Kolshit, Fusha e druve. Shkodër:  Antena e Radio-Shkodrës, Bregu i Bunës, Zalli i Kirit, Fusha e Rrmajit. Peshkopi: Përroi i Dubrovës.

Drejtori i IIPP-së Bilal Kola tregon që zonat e ndërtuara më vonë nuk përbëjnë problem gjatë zhvarrimeve. “Të gjitha lokacionet në hartë ndodhen më në periferi të qendrave urbane, që do thotë se gjasat për të patur probleme si pasojë e ndërtimeve, janë relativisht të vogla”, shprehet Kola në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Sipas Kolës Janë tre elementë që kanë shërbyer për identifikimin e varreve masive: harta që kanë, dëshmitë që do të mbledhin nga dëshmitarët dhe informacione që pritet të merren nga hapja e dosjeve. Rëndësi të veçantë për mbledhjen e informacioneve do t’u jepet edhe personave që kanë kryer pushkatimet dhe varrimet.

“Minimalisht një informacion fillestar sa u takon lokacioneve të varreve masive dhe më pas hap pas hapi, nëse bëhet fjalë për të marrë dëshmi nga një person që ka qenë hallkë e organeve të sigurimeve të shtetit, nëse ai jeton, sigurisht që janë të gjithë mekanizmat ligjorë që personi të japë dëshmi për rastin në fjalë”, thotë Kola.

Drejtori i IIPP-së, Kola ka treguar që në kontratën me Komisionin Ndërkombëtar për Gjetjen e të Zhdukurve (ICMP), një nga pikat e marrëveshjes është që pagesa e identifikimit të ADN-së, e cila kushton 1500 dollarë për person, do të bëhet nga vetë (IVMP) dhe donatorët e saj.  ICMP gjithashtu do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare dhe institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë.

“Në krye të bashkëpunimit do të përcaktoja Prokurorinë e përgjithshme, pasi procesi i zhvarrimeve kërkon leje paraprake nga prokuroria dhe më pas do të ketë marrëveshje bashkëpunimi për sektorin e kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme, me Ministrinë e Drejtësisë dhe me sektorin mjeko-ligjor”, thekson Bilaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekspertiza gjermane konfirmon: Droga e kapur në Xibrakë është kokainë
“Të bjerë ç’të bjerë”... te Parku i Liqenit punohet »
Article Logic
Execution time: 0.013393878936768
array(1) { ["section"]=> string(93) "zbulohet-harta-e-varreve-masive-ne-komunizem-verifikimi-i-and-se-1500-dollare-per-person-7958" }