Zbulohet identiteti i shqiptarit të masakruar në Greqi, iu dogjën organet gjenitale

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 29-07-2015 Zbulohet identiteti i shqiptarit të masakruar në Greqi, iu dogjën organet gjenitale Policia greke

Disa ditë më parë mediet greke raportuan për një vrasje në Larisa që i përkiste një shtetasi shqiptar i cili fillimisht u tha se ishte qëlluar me disa plumba dhe më pas ishte djegur.

Sipas policisë së Larisës trupi i pajetë përket shqiptarit Daniel Xhafa 21 vjeç me origjinë nga fshatrat e Fierit.

Po sipas policisë, pas bërjes së ekspertizës rezulton se 21 vjeçari në fakt nuk është qëlluar me armë por ka humbur jetën si pasojë e torturave.

Ekspertiza konkludoi se shqiptari është rrahur për vdekje me një send të fortë që mund të ketë qenë hekur apo gur. Për një farë kohe ai është mbajtur në gjunjë ku i janë shkaktuar fraktura të mëdha në kokë. Më pas vrasësi i ka vënë zjarrin organeve gjenitale dhe pjesëve të tjera të trupit të viktimës, duke i shkaktuar vdekjen.

Dyshimet e para lidhur me motivet e vrasjes, sipas policisë, të çojnë te rivaliteti seksual, nisur nga fakti që i janë djegur organet gjenitale  dhe dyshimet për autorin bien mbi një shqiptar tjetër, i njohur me Danielin, që mendohet se pas krimit është larguar nga Larisa dhe me shumë gjasë po strehohet në Shqipëri.

Të gjithë të afërmëve po u merren dëshmitë për të zbardhur gjithçka rreth vrasjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Babë e bir rrahin barbarisht me binarë druri 53 vjeçarin në Kavajë
Pa targë dhe pa leje drejtimi, shoferi godet drejtuesen e "Golf 4" në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.013612031936646
array(1) { ["section"]=> string(88) "zbulohet-identiteti-i-shqiptarit-te-masakruar-ne-greqi-iu-dogjen-organet-gjenitale-17219" }