Zbulohet kandidatja e Nismës Thurje në Berat, ish-studentja e “La Sapienzas” që kërkon mandatin e deputetit

Publikuar tek: politike, më 18:04 22-01-2021 Zbulohet kandidatja e Nismës Thurje në Berat, ish-studentja e “La Sapienzas” që kërkon mandatin e deputetit Denisa Drizari

Nisma Thurje do të marrë pjesë për herë të parë si parti politike në zgjedhjet e 25 prillit, me synimin për t’u përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Deri më tani është zbuluar se deputetja Rudian Hajdari do të kryesojë listën e Nismës Thurje në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që ditën e djeshme është prezantuar edhe kandidatja për qarkun e Lezhës, e cila do të jetë Rigerta Loku.

Për sa i përket qarkut të Beratit, Nisma Thurje ka zgjedhur të përfaqësohet nga një kandidate e re, e cila do të jetë Denisa Drizari, ish-studente në universitetin e “La Sapienzas”, e cila do të prezantohet ditën e sotme.

Kujtojmë se pak ditë më parë nga Nisma Thurje u largua pedagogu Rezart Prifti, pasi sipas tij në Shqipëri mungon alternativa.




Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta denoncon dhe bën apelin e fortë: Taksat iu vilen vetëm bizneseve që s’kanë lidhje me qeverinë, të luftojmë klientelizmin politik!
»
Article Logic
Execution time: 0.012893915176392
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbulohet-kandidatja-e-nismes-thurje-ne-berat-ish-studentja-e-la-sapienzas-qe-kerkon-mandatin-e-deputetit-236000" }