Gruaja në foto është Lumturie Xhilaj 45 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Guci e Re, njësia administrative Rrethina në Shkodër, rreth orës 00: 05.
Mësohet se Beqir Xhilaj, 74 vjeç e ka vrarë atë me armë gjahu çifte dhe më pas ka njoftuar policinë se e shoqja ka kryer vetëvrasjes, me qëllim që të fshehë krimin.
Por, skenari i tij nuk ka funksionuar pasi specialsitët dhe grupi hetimor, të cilët kanë konkluduar se kemi të bëjmë me një vrasje. Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të Beqir Xhilaj, 74 vjeç, i cili më pas ka rrëfyer dhe ka pranuar krimin.