Zbulohet kush është kryetari i partisë ‘Nisma Thurje’, ja ku do të kandidojë Rudina Hajdari

Publikuar tek: politike, më 17:24 30-11-2020 Zbulohet kush është kryetari i partisë ‘Nisma Thurje’, ja ku do të kandidojë Rudina Hajdari Pano Soko - Rudina Hajdari - Endri Shabani - Rezart Prifti

“Nisma Turje” është partia e re e cila do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, por deri më tani aktivistët e saj ende nuk e kishin zbuluar se kush ishte kryetari i tyre.

Por ditën e sotme në një intervistë për Report TV, Endri Shabani, një nga themeluesit e kësaj lëvizje, ka deklaruar se anëtarët e tjerë kanë zgjedhur atë për të qenë përfaqësuesi i tyre, pra Endri Shabani do të jetë kryetari i partisë “Nisma Thurje”.

I pyetur nëse deputetja Rudina Hajdari do të jetë nënkryetare e partisë, Shabani e mohoi, ndërkohë që tregoi se Hajdari do të kandidojë për deputete në qarkun e Shkodrës.

“"Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje. Ligji kërkon që të kemi 180 kandidatë dhe jemi duke i mbledhur kandidatët sepse nuk i kemi ende”, tha Shabani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD nuk i ndal akuzat për Olta Xhaçkën: Në 2 muaj, helikopteri ushtarak është përdorur 22 herë për fushatën e PS në Dibër, janë harxhuar 100 milionë lekë
FOTO/ Vandalizohet billbordi i Gent Cakajt në Preshevë, qytetarët i grisin fytyrën »
Article Logic
Execution time: 0.01023006439209
array(1) { ["section"]=> string(95) "zbulohet-kush-eshte-kryetari-i-partise-nisma-thurje-ja-ku-do-te-kandidoje-rudina-hajdari-229675" }