Zbulohet laboratori GJIGANT i drogës në Spanjë, sekuestrohen 3 TON kokainë, 11 të arrestuar, mes tyre SHQIPTARË (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:18 21-01-2019 Zbulohet laboratori GJIGANT i drogës në Spanjë, sekuestrohen 3 TON kokainë, 11 të arrestuar, mes tyre SHQIPTARË (VIDEO)

Policia spanjolle ka goditur një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Europë.

Laboratori u gjet në një vilë në qytetin Valencia të El Puig.

Laboratori  i drogës kishte mbrojtje 24 orëshe të siguruar nga grupi maroken të cilët gjithashtu përdornin pronën për të rritur kanabis. Ndërkohë rreth 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve u konfiskuan në 10 prona të ndryshme.

Përveç kësaj u sekuestruan edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para kesh.

Në total janë arrestuar 11 persona në gjashtë provinca, duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.

Të arrestuarit janë spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale, të cilët përdorën kontenierë të transportit për të fshehur mallin e tyre.

Nga ky operacion u sekuestruan 10 kontejnerë të transportit që mbanin tre ton kokainë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompania nga ELBASANI, lë pa drita banorët e UNAZES SË RE, çfarë defekti ka ndodhur e si zgjidhet situata
U shtrua në spital me probleme në zemër, arrest me burg për 'Ronin e Shijakut' »
Article Logic
Execution time: 0.013139963150024
array(1) { ["section"]=> string(121) "zbulohet-laboratori-gjigant-i-droges-ne-spanje-sekuestrohen-3-ton-kokaine-11-te-arrestuar-mes-tyre-shqiptare-video-149698" }