Zbulohet lëvizja ANTI-BASHA brenda PD, PARALAJMËRON anëtari i Këshillit Kombëtar: Do nisë për punë ditësh

Publikuar tek: politike, më 19:47 10-09-2019 Zbulohet lëvizja ANTI-BASHA brenda PD, PARALAJMËRON anëtari i Këshillit Kombëtar: Do nisë për punë ditësh Foto-arkive: Kryedemokrati Lulzim Basha

Edvin Kulluri, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ka treguar mbrëmjen e sotme se brenda partisë janë shtuar të pakënaqurit me kryetarin Basha.

I ftuar në Report Tv, Kulluri u shpreh se lëvizja kundër Bashës do të nisë për punë ditësh, ndërsa mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në nivelet më të ulëta në vite.

"Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë", tha Edvin Kulluri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071349143981934
array(1) { ["section"]=> string(110) "zbulohet-levizja-anti-basha-brenda-pd-paralajmeron-anetari-i-keshillit-kombetar-do-nise-per-pune-ditesh-177984" }