Zbulohet lidhja e re e moderatores Einxhel Shkira (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:56 26-11-2016 Zbulohet lidhja e re e moderatores Einxhel Shkira (Foto)

Ka hequr dorë nga televizioni, rrallë e më rrallë e shikojmë në jetën sociale në Tiranë, postimet hot mungojnë tanimë në rrjetet e saj sociale, megjithatë Einxhel Shkira vijon të mbetet ndër personazhet më mediatik në vendin tonë.

Vajza e cila u bë e famshme me një emision muzikor në In Tv, është shndërruar menjënjerë në një sex­simbol. Që pas ndarjes nga Bekim Balaj, kjo bukuroshe zgjodhi mos të fliste më në media për jetën e saj private. Por vështirë se lajmet rreth jetës sentimentale nuk do të merreshin vesh nga mediat. Burime për Bluetooth kanë thënë se kohët e fundit Einxhel është parë në jetën e natës në shoqërinë e një djaloshi simpatik.

Miqtë flasin për një flirt të ri që moderatorja po përjeton. Në fakt djali që ka në krah nuk është emër I padëgjuar në rrethet e Tiranës. Ai njihet si një biznesmen që ka një nga clubet më me zë në vendin tonë.

Dy të rinjtë janë prezantuar nga miq të përbashkët dhe që prej asaj dite dyshja është shfaqur e pandarë. Pak ditë më parë bukuroshja e ekranit tonë ka festuar edhe ditëlindjen e saj, ku natyrisht dhuratat më të bukura I erdhën nga I dashuri sajbiznesmen.

Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku bukuroshja ka festuar me miqtë dhe me të dashurin e saj të ri. Natyrisht që miqtë e Einxhel e kanë quajtur këtë një lidhje në hapat e para dhe do të duhet shumë kohë përpara se njëri nga të dy ta bëjë publike këtë histori. Por duke ditur vendimin e brunes seksi për t’u shkëputur nga mediat, vështirë se çifti mund ta pranojë publikisht historinë. Hera e fundit që Einxhel u shfaq në ekran është pak kohë më parë ku u përfshi në një konflikt verbal me Floriana Garon.

Ndërkohë që nuk ka nguruar të theksojë se të bësh “vajzën e mirë” në media është gjëja më e thjeshtë, duke i quajtur personat që vendosin ta bëjnë këtë gjë si hipokritë: “Ju njoh mirëëë! Ju njoh shummmmëëë mirë juve që më dilni përballë e aspironi për të qenë “Shën Mëria” duke më shitur moral, mua dhe gjithë atyre që na ndjekin. Kur doni edhe ju ta shisni veten për shenjtore, s’e di ç’u mbetet atyre që janë me vërtet të tillë.

Të bësh vajzën e mirë në media është gjëja më e thjeshtë në botë, të mbash një fjalim klishe me përgjigje standarde është metoda më e lehtë për t’u përgjigjur dhe t’u thuash njerëzve atë që duan të dëgjojnë dhe vetëm atë që arrijnë të perceptojnë është hipokrizia juaj më e madhe, madje edhe të bëhesh e keqe është e lehtë, por të jesh vetvetja në 2016-­n është bërë misioni më i vështirë në këtë botë”, shkruante ndër të tjera Einxhel për Florianën në Facebook pas debatit tek Opinion.

enxhel.jpgeinxhel2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072100162506104
array(1) { ["section"]=> string(60) "zbulohet-lidhja-e-re-e-moderatores-einxhel-shkira-foto-60745" }