Zbulohet manovra e Ministres Ekonomi pas kallëzimit të Lazimit në Prokurori

Publikuar tek: aktualitet, më 18:06 05-06-2017 Zbulohet manovra e Ministres Ekonomi pas kallëzimit të Lazimit në Prokurori

Pasi shkarkoi drejtorin e Postës Shqiptare, dhe pasi Majlind Lazimi kallëzoi në Prokurori Ministren e Ekonomisë, kjo e fundit ka marrë një vendim.

Ditën e sotme Ekonomi ka çuar grupin e kontrollit te Posta Shqiptare. Grupi i Auditimit përbëhet nga tre persona, shkruan newsbomb.al.

URDHËRI NGA EKONOMI: 

18871430_10210016947002272_636007879_n.jpg

Lazimi ka kallëzuar në Prokurori ministren Ekonomi, duke e quajtur të paligjshëm shkarkimin e tij.

“Sot kam bërë një denoncim për shkak të urdhërit të saj në shkelje të ligjit. E konsideroj këtë urdhër të paligjshëm. Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu. Sot e kësaj dite shkarkimi është pa motivacion. Është e nevojshme që në këtë situatë të jepet një arsye qoftë edhe logjike.  Besoj se është e nevojshme që secili të japë argumentet ligjore në gjykatën administrative e cila do shpallë urdhërin të pavlefshëm”, u shpreh Lazimi në një deklaratë për median, shkruan newsbomb.al.

Sipas ligjit ministrja Ekonomi rrezikon të dënohet me burgim që parashikon nga 6 muaj deri në 7 vjet. Shkarkimi i Lazimit u bë me 1 qershor menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës. /Newsbomb.al/ 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041661977767944
array(1) { ["section"]=> string(81) "zbulohet-manovra-e-ministres-ekonomi-pas-kallezimit-te-lazimit-ne-prokurori-81328" }