Zbulohet momenti i vështirë i PS, Rama: Mund të shkaktonte rrëzimin e qeverisë

Publikuar tek: politike, më 13:04 29-01-2018 Zbulohet momenti i vështirë i PS, Rama: Mund të shkaktonte rrëzimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në fondacionin "Qemal Stafa" për Reformën në Drejtësi sipas perspektivës europiane zbulon se PS është përballur me momente të vështira për shkak të përpjekjeve për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Sipas Ramës në mandatin e parë qeverisës, PS rrezikoi aq shumë për Reformën në Drejtësi aq sa për shkak të një përpjekje mund të rrëzohej edhe qeveria, në atë kohë në koalicion me LSI.

“Kur vendosëm që Reformën në Drejtësi ta përfshijmë në programin për rilindjen kombëtare mes nesh kishte zëra të arsyeshëm që e kundërshtuan përfshirjen në program me argumentin se kërkon ndryshime kushtetuese, kërkoi një shumicë që edhe në rastin më optimal një parti e vetme në atë kohë s’e garantonte përmes zgjedhjeve, por rezultonte angazhim i parealizuar i PS duke u përfshirë në programin tonë qeverisës.

Unë dhe të tjerë insistuam të kundërtën, e përfshimë me bindjen se koha e kishte vendosur këtë reformë në rendin e ditës dhe se duke marrë përsipër përgjegjësinë të qeverisim vendin në një proces kyç të vetë vendit do ishte e pamundur që do shkonim rreth hapjes së nergociatave pa reformën në drejtësi, ia dolëm aty ku shumëkush mendonte dhe propagandonte se s’do ia dilnim dot.

Ia dolëm që në mandatin e parë të bëjmë një përmbushje historike të raporteve të klasës politike me këtë reformë që në 25 vjet nuk u ndërmor dot asnjëherë me të njëjtën fuqi dhe ambicie. Ia dolëm që reforma në drejtësi ta kthejmë në një proces real dhe ta bëjmë të pakthyeshëm se sot është e pabllokueshme, e pavarësisht se gjithë shqiptarët janë dëshmitarë se reforma vetë është e paprekshme.

Nëse sot vendi është më afër se ansjëherë pak muaj larg momentit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim për BE e them me krenari e pa modesti për PS i dedikohet PS, kësaj force politike që e mori në sy sfidën dhe rrezikun dhe që rrezikoi edhe të humbiste mundësinë për të qeverisur për shkak të një përpjekje që mund të shkaktonte rrëzimin e qeverisë, për bllokimin e reformës.

Ndrysimet kushtetuese që erdhën më pas do ishin të mundura nëse sdo të ishte shumica dërrmuese shumë më tepër se shumica jonë politikke që do ta donte këtë reformë dhe nga ana tjetër mbështetja e madhe e vendosur e partnerëve tanë strategjikë SHBA e BE”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013118028640747
array(1) { ["section"]=> string(83) "zbulohet-momenti-i-veshtire-i-ps-rama-mund-te-shkaktonte-rrezimin-e-qeverise-108335" }