Zbulohet motivi i veshjes së oficerit që i çuditi të gjithë, ja si sfidoi Nokën “OFF RECORD” (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:50 25-01-2017

Entiol Xhelilaj, oficeri i policisë shqiptare ka qenë sot i thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për pajisjen përgjuese “IMSI Carcher” për të cilën kanë dëshmuar tani edhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, drejtori i Policisë Haki Çako etj...

Por më shumë se sa përgjigjet e tij ajo që ka rënë sy veçanërisht është veshja e oficerit. Një bluzë e kuqe me shqiponjën e zezë dykrenare ndërsa në njërën dorë mbante shiritin me flamurin e Bashkimit Europian dhe në tjetrën atë të SHBA-ve.

Sakaq, zbulohet edhe domethënia e veshjes së oficerit. Gjithçka Xhelilaj e kishte menduar me detaj dhe u vesh ashtu me qëllimin për të kënduar Himnin e Flamurit.

Oficeri ka sfiduar drejtuesin e Komisionit Flamur Noka dhe ka vënë nga celulari i tij pikërisht himnin, ka vendosur njërën dorë në zemër dhe ka nisur të këndojë duke krijuar mjaft atmosferë në komision. Ndiqni videon e mësipërme!

ofic_copy.jpg

of1_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041785955429077
array(1) { ["section"]=> string(101) "zbulohet-motivi-i-veshjes-se-oficerit-qe-i-cuditi-te-gjithe-ja-si-sfidoi-noken-off-record-video-66623" }