Zbulohet në Izrael varri i Shenjtorit të Panjohur

Publikuar tek: bota, më 17:47 07-05-2017 Zbulohet në Izrael varri i Shenjtorit të Panjohur

Qyteti antik i Hippos në Izrael është një nga zonat arkeologjike më të pasura dhe plot surpriza.

Hippos shtrihet në majë të një kodre që sheh nga deti Galile në veri të Izraelit. Gjurmët e qytetërimit të parë datojnë rreth 5000 vite përpara erës sonë.

Rreth viteve 700 qyteti bënte pjesë në atë që quhej Dekapolis, një rajon i përbërë nga 10 qytete në zonën lindore të Perandorisë Romake.

Të paktën 5 kisha janë zbuluar nga arkeologët gjatë viteve të fundit në Hippos, megjithëse numri i tyre mendohet të jetë më i madh.

Askush nuk e di pse ky qytet jo shumë i madh, ka patur aq shumë kisha, madje disa janë të ndërtuara ngjitur me njëra tjetrën.

Por ajo që ka habitur arkeologët është një prej këtyre pesë kishave. Ajo është kisha e vetme që brenda saj janë gjetur varre. Varret e tjera në qytet ndodhen në pjesën e jashtme të objekteve fetare.

h7hg7gh5fffjuju.jpg

Në dyshemenë e kishës arkeologët zbuluan disa varre prej druri. Edhe pse druri nuk kishte mbetur më, gozhdët ishin aty. Brenda tyre u gjetën skeletet e 12 njerëzve.

Po nën dyshemenë e kësaj kishe u gjet një tjetër vend varrimi me 9 skelete.

Por varri më i mistershëm ndodhej në krye të kishës, në pjesën e aspidës, që zakonisht shërben për rite fetare.

Sarkofagu ishte i zbukuruar me mermer dhe kryqe. Në pjesën e sipërme u gjet një vrimë që mund të shërbente për të hedhur vaj apo verë sipas traditës të krishtere.

Por kjo vrimë mund të ketë shërbyer edhe për të futur shufra të cilat preknin trupin e vetëm të gjetur brenda sarkofagut. Besimtarët mendonin se kështu arrinin të merrnin bekim, apo fat prej shenjtorit që ishte varrosur aty.

5r65u5u7i76yii.jpg

Profesori i arkeologjisë Mark Schuler thotë se skeleti i përket një gruaje rreth 55 vjeçe.

“Ajo është një shenjtore e panjohur. Ka patur një kult shërimi rretn saj.

Megjithëse krishterimi i hershëm erdhi për të pohuar se Jezusi ishte plotësisht Perëndi, në shekullin e pestë debati u zhvendos tek mënyra se si Jezusi mund të jetë si hyjnor ashtu edhe njerëzor”, thotë Shculer.

Viti 538 solli Sinodin e Dytë, në të cilin pasardhësi i Gjonit, Pjetri, bëri deklarata të forta në mbështetje të mendimit të Kalcedonisë (perëndimore), thotë Schuler. Dhe kush ishte në Sinod? Peshkopi i Hippos. Pas kësaj, kishat e Hippos, të cilat kishin paraqitur konfigurime të ndryshme arkitekturore, filluan t'i nënshtroheshin ndryshimeve strukturore të stilit perëndimor gjatë shekullit të gjashtë.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Papa lëshon kritikën e ashpër për SHBA, nuk ka kuptim “nëna e bombave”
Exit Poll-et në Francë: Ja cili kandidat është pranë fitores së thellë »
Article Logic
Execution time: 0.012655019760132
array(1) { ["section"]=> string(55) "zbulohet-ne-izrael-varri-i-shenjtorit-te-panjohur-77815" }