Shkencëtarët zbulojnë në Zogaj të Tropojës masivin gjigant të kromit, një ndër më të mëdhenjtë në botë.
Ai mendohet se do t’i sigurojë shtetit miliarda të ardhura. Këtë e bën të ditur miliarderi shqiptar nga Tropoja që jeton në New York, Sahit Muja, i cili është i njohur për biznesin e mineraleve që kapin shifrat prej 3 trilionë dollarësh.
Ai shprehet se ëndrra e pa imagjinueshme u bë realitet. Miliarderi thotë se pas 8 vitesh investimesh e sakrificave të mëdha, u arrit të kapej një ndër rezervat më të mëdha të kromit ne botë, që ndodhet në Zogaj te Tropojes. Muja shton se ky masiv kromi është ndër më cilësorët në planet.