Zbulohet në Turqi statuja gjigante e perandorit të famshëm romak

Publikuar tek: kulture-art, më 19:09 03-04-2019 Zbulohet në Turqi statuja gjigante e perandorit të famshëm romak

Arkeologët turq kanë zbuluar në qytetin antik Laodicea statujën monumentale të perandorit romak Trajani, i njohur për zgjerimin më të madh gjeografik të Perandorisë Romake.

Statuja ekstravagante dhe imponuese e Trajanit u zbulua nga hulumtuesit e Komitetit të Gërmimit të Qytetit të Lashtë Laodicea, një projekt i udhëhequr nga arkeologu i Universitetit Pamukkale, Celal Şimşek, raporton Hurriyet Daily News.

Statuja 1,906-vjeçare ka një gjatësi mbresëlënëse prej 3 metrash. Statuja u rindërtua nga qindra copa të grumbulluara së bashku të gjetura nën një burim uji të lashtë.

Trajani duket me veshje ushtarake, përfshi edhe armaturë të zbukuruar si dhe fustanellë. Pas tij duket një ushtar armik i gjunjëzuar.

sdfsdgfsrdgwerhh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067391395568848
array(1) { ["section"]=> string(71) "zbulohet-ne-turqi-statuja-gjigante-e-perandorit-te-famshem-romak-159074" }