Zbulohet një bombë e Luftës II Botërore, 10 000 njerëz të evakuar në Berlin

Publikuar tek: bota, më 12:47 03-10-2017 Zbulohet një bombë e Luftës II Botërore, 10 000 njerëz të evakuar në Berlin

Një bombë që daton që nga Lufta e II Botërore është gjetur në një lagje të Berlinit, si pasojë janë evakuar 10 000 banorë.

Mësohet se bomba peshonte 250 kg dhe është çminuar.

Policia dha detaje në lidhje me çaktivizimin e saj. “Kolegët tanë e çaktivizuan bombën në lagjen e Schonenberg, në Berlin. Banorët mund të rikthen tashmë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar në twitter një oficer policie.

Policia po ashtu tha se përveçse u evakuan 10 000 banorë, u ndërpre edhe qarkullimi i metrove dhe trenave në disa rrugë të Berlinit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pavarësi nga Spanja/ Katalonja organizon sot grevë masive, merr pjesë edhe FC Barcelona
Azilkërkuesja shqiptare ndërron jetë gjatë lindjes së fëmijës, historia që tronditi Uellsin »
Article Logic
Execution time: 0.013471126556396
array(1) { ["section"]=> string(80) "zbulohet-nje-bombe-e-luftes-ii-boterore-10-000-njerez-te-evakuar-ne-berlin-94575" }