Zbulohet një fabrikë e madhe kanabisi pranë Bankës së Anglisë, trafikantët shfrytëzuan pandeminë

Publikuar tek: bota, më 17:49 21-01-2021 Zbulohet një fabrikë e madhe kanabisi pranë Bankës së Anglisë, trafikantët shfrytëzuan pandeminë

Policia ka zbuluar një fabrikë të madhe kanabisi pranë Bankës së Anglisë.

Pas një njoftimi për një "erë të fortë kanabisi", oficerët zbuluan 826 bimë në bodrumin e një ndërtese tregtare në Throgmorton Street, Londra qendrore, në 14 Janar.

Policia arrestoi dy persona dhe sekuestroi materialet në fabrikë, e cila kishte sistemet e veta të ndriçimit dhe ventilimit, shkruan BBC.

Policia e Qytetit të Londrës tha se ishte fabrika e parë e kanabisit e zbuluar në rrethin financiar të kryeqytetit.

Një efektiv policie tha se fabrika ishte shfaqur në një kohë kur kishte "më pak njerëz që dilnin përreth gjatë pandemisë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në azil, zjarri i madh shkrumbon ndërtesën dhe i merr jetën 15 të moshuarve
Po provonte një sfidë në 'Tik Tok', 10-vjeçarja humb jetën tragjikisht »
Article Logic
Execution time: 0.012678146362305
array(1) { ["section"]=> string(102) "zbulohet-nje-fabrike-e-madhe-kanabisi-prane-bankes-se-anglise-trafikantet-shfrytezuan-pandemine-235882" }