Zbulohet një kamion i mbushur me trupa të pajetë njerëzish

Publikuar tek: bota, më 16:00 23-07-2017 Zbulohet një kamion i mbushur me trupa të pajetë njerëzish

Policia amerikane ka zbuluar të paktën tetë trupa të pajetë në pjesën e pasme të një kamioni në San Antonio të Teksasit.

Ngjarja dyshohet të jetë një rast i trafikut të qënieve njerëzore, ndërsa në pranga është vënë shoferi i kamionit i cili u gjet në një lokal aty pranë.

Shoferi e parkoi kamionin pranë një Qendre Tregtare në San Antioni dhe zbrilit për të blerë ujë. Mesa duket punonjësi i barit vuri re diçka të dyshimtë dhe njohtoi policinë.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pasi hapën dyert e kamionit zbuluan rreth 38 persona, nga 15 në 30 vjeç. Tetë prej tyre nuk kishin mundur të mbijetonin dyshohet për shkak të temperaturave të larta brenda kamionit. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « As Donald Trump nuk i shpeton dot “Despacitos”, shihni se çfarë bën nën ritmet e këngës (Video)
Flet njeriu i afërt: Si u mbulua vdekja e Princeshë Dianës, ja e vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.012526035308838
array(1) { ["section"]=> string(64) "zbulohet-nje-kamion-i-mbushur-me-trupa-te-pajete-njerezish-87091" }