Zbulohet një tjetër këngëtare e njohur që i bashkohet “The Voice of Albania”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:12 05-10-2016 Zbulohet një tjetër këngëtare e njohur që i bashkohet “The Voice of Albania”

Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e “The Voice of Albania 6”, njofton Top Channel. Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare. Një personalitet i fortë artistik, ajo njihet për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj.

Nishliu shpesh ka përdorur fuqinë e saj artistike në mbështetje të kauzave të ndryshme humanitare. Ajo është pjesë e një projekti në Kosovë kundër dhunës gjinore, temë për të cilën ka dhe një këngë.

Ashtu sikurse Rona Nishliu, për herë të parë karrigen e kuqe të “The Voice” do ta provojë edhe Alban Skënderaj. Ky angazhim i ri i kantautorit të njohur ishte njoftuar para disa javësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070550441741943
array(1) { ["section"]=> string(80) "zbulohet-nje-tjeter-kengetare-e-njohur-qe-i-bashkohet-the-voice-of-albania-55207" }