Zbulohet një varr masiv në Alepo të Sirisë: “Situata në lagjet e qytetit është shokuese”

Publikuar tek: bota, më 13:07 26-12-2016 Zbulohet një varr masiv në Alepo të Sirisë: “Situata në lagjet e qytetit është shokuese” FOTO ILUSTRUESE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka zbuluar një varr masiv në një lagje të Alepos, brenda së cilit ndodhen me dhjetëra trupa të pajetë.

Zëdhënësi i ministrisë ruse, Igor Konashenkov deklaroi sot se shumica e kufomave kishte mungesë të pjesëve të trupit dhe se ishin qëlluar me armë zjarri në kokë.

“Përfundimi i operacionit në shkallë të gjerë nga Qendra Ruse për Pajtim në Alepo do të shkatërrojë shumë nga mitet që janë ushqyer nga politikanët e perëndimit. Rezultati i një vëzhgimi fillestar në lagjet e Alepos, të braktisura nga e ashtuquajtura ‘opozitë’, do të shokojë shumë njerëz”, tha Konashenkov.

Varri masiv është zbuluar në atë zonë të Alepos që mori së fundmi në kontroll ushtria e presidentit Bashar Al Assad me ndihmën e Rusisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trondit gazetari gjerman: Sulmi me kamion në Berlin ishte mashtrim (Video)
Alarm për bombë në Moskë, evakuohen 3.000 njerëz »
Article Logic
Execution time: 0.0089669227600098
array(1) { ["section"]=> string(91) "zbulohet-nje-varr-masiv-ne-alepo-te-sirise-situata-ne-lagjet-e-qytetit-eshte-shokuese-63793" }