Zbulohet njeriu i fuqishëm që i dorëzoi FBI-së dosjen ‘Trump-Rusi’ dhe ndikimin në zgjedhje

Publikuar tek: bota, më 10:32 11-01-2017 Zbulohet njeriu i fuqishëm që i dorëzoi FBI-së dosjen ‘Trump-Rusi’ dhe ndikimin në zgjedhje

Gazeta britanike ‘The Guardian’ shkruan se ishte senatori veteran John McCain ai që i ka dorëzuar FBI-së dosjen me materiale për marrëdhëniet e presidentit të zgjedhur Donald Trump me Moskën dhe ndikimin e Shërbimeve Inteligjente të Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së.

Sipas kësaj gazete, republikani McCain ka zhvilluar një bisedë kokë më kokë më 9 dhjetor me James Comey, kreun e FBI-së, të cilit i ka dorëzuar këto dokumenta të sigurua nga një ish-agjent i një prej shërbimeve inteligjente të perëndimit.

McCain, ish-kandidat për president, mësohet se nuk ka arritur të konfirmojë vërtetësinë e dokumentave, por besueshmëria dhe rëndësia që ka personi që ia dorëzoi ato, e kanë detyruar 80 vjeçarin të njoftojë FBI-në. 

gal-mccain-5-jpg.jpg

*John McCain

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025683879852295
array(1) { ["section"]=> string(95) "zbulohet-njeriu-i-fuqishem-qe-i-dorezoi-fbi-se-dosjen-trump-rusi-dhe-ndikimin-ne-zgjedhje-65194" }