Zbulohet palestra që u hodh në erë këtë mëngjes, aty ku mblidhen VIP-at e kryeqytetit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:38 07-02-2017 Zbulohet palestra që u hodh në erë këtë mëngjes, aty ku mblidhen VIP-at e kryeqytetit

Është zbuluar palestra që u hodh në erë mëngjesin e sotëm nga tritoli.  

Bëhet fjalë për palestrën "Tirana CrossFit" që është shumë e frekuentuar nga persona të njohur për publikun, si Klea Huta, Olta Boka, Turjan Hyska, Fjodora Fjora, Arbër Çepani, Mërgim Mavraj, Arjola Prenga, etj.  Policia po heton në pistën e konfliktit që banorët përreth palestrës kanë patur me pronarët  e kësaj të fundit për shkak të zhurmës që shkaktohej gjatë ditës nga veglat. 

Njoftimi i Plotë i Policisë: 

Më datë 07.02.2017, rreth orës 05:32, në afërsi të Kopështit Botanik, tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale (thyer xhamat). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

zxhxhxh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034732103347778
array(1) { ["section"]=> string(90) "zbulohet-palestra-qe-u-hodh-ne-ere-kete-mengjes-aty-ku-mblidhen-vip-at-e-kryeqytetit-67960" }