Zbulohet pas 10 muajsh shkaku i vdekjes së 51 personave nga rënia e avionit, piloti u stresua nga mungesa e koleges

Publikuar tek: bota, më 20:51 28-01-2019 Zbulohet pas 10 muajsh shkaku i vdekjes së 51 personave nga rënia e avionit, piloti u stresua nga mungesa e koleges Avioni pas rrëzimit në Nepal

Piloti i një aeroplani që u përplas në Nepal marsin e vitit të kaluar ka pasur gjendje të rënduar emocionale.

Avioni me 71 persona në bord, që po udhëtonte nga Daka në Bangladesh, shpërthehu në flakë pasi u rrëzua në Katmandu, duke vrarë 51 njerëz.

Fillimisht mendohet se shkak i aksidentit të rëndë ishte komunikimi i dobët me kontrollin e trafikut ajror. Por hetuesit thanë se piloti i bërtiste anëtarëve të ekuipazhit, madje edhe piu duhan gjatë kohës që ishte në kabinë për shkak të stresit.

Komisioni i Hetimeve të Aksidentit të Nepalit tha në raportin e tij se kapiteni i fluturimit BS211 të SHBA-Bangla Airlines ishte shumë i shqetësuar dhe i stresuar sepse një kolege, e cila nuk ishte në aeroplan kishte vënë në dyshim reputacionin e tij si instruktor fluturimi.

52-vjeçari u përjashtua nga  Forcat Ajrore të Bangladeshit në vitin 1993 për shkak të depresionit, thuhet në raport, por më vonë u deklarua i aftë për të fluturuar avionët civilë.

Hetuesit treguan se gjuha apo toni i përdorur nga piloti treguan se ai ishte i shqetësuar dhe kishte nivele të larta stresi.

Sipas regjistruesit të zërit të kutisë së zezë dhe dëshmive të të  mbijetuarve, piloti tymosi në kabinë dhe bëri biseda të panevojshme, joprofesionale dhe të gjata edhe gjatë fazës kritike të fluturimit.

“Gjendja mendore e tij, me shkallën e lartë të stresit dhe gjendjes së rënduar emocionale, mund të kenë çuar në të gjitha gabimet prodecuriale. Kjo së bashku me dështimin e ekuipazhit për të ndjekur procedurën standarde të operimit në fazën kritike të fluturimit, kontribuan në aksidentin e rënë,”-thuhet në raport.

Të dy pilotët, dy anëtarë të ekuipazhit të kabinës dhe 47 pasagjerë vdiqën si rezultat i aksidentit.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010801076889038
array(1) { ["section"]=> string(121) "zbulohet-pas-10-muajsh-shkaku-i-vdekjes-se-51-personave-nga-renia-e-avionit-piloti-u-stresua-nga-mungesa-e-koleges-150684" }