Zbulohet pasuria dhe lëvizjet e parave të familjes Berisha, Argita merr 34 mijë euro vetëm nga qiratë, Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 19-04-2017 Zbulohet pasuria dhe lëvizjet e parave të familjes Berisha, Argita merr 34 mijë euro vetëm nga qiratë, Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro

Fëmijët e kryeministrit Berisha kanë deklaruar të shumta kryesisht nga mësimdhënia dhe konsulenca juridike. Panorama publikon sot deklarimin e pasurisë së familjes së ish kryeministrit Berisha, ku si çdo vit tjetër kanë deklaruar pasurinë e tyre edhe Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.

Ish kryeministri Berisha ka deklaruar një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja, ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milion lekë. Ndërsa të ardhurat nga ish pozicioni si kryeministër, Berisha i ka 647 mijë lekë. Argita Malltezi, ndër të tjera ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë euro, 15 mijë euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë.

Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë euro si dhe honorarë dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.

Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të ardhura nga qiraja 47.956 euro. Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë euro si dhe ka shlyer 12 mijë euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine.

argita-1-copy.jpg

Levizjet ne llogarite e Argita Berishes

argita-2-copy.jpg

argita-3-copy.jpg

Te ardhurat vjetore te Argita Berishes

 

shkelzen-1-copy.jpg

Levizjet ne llogarine e Shkelzen Berishes

 

shkelzen-2-copy_copy.jpg

Te ardhurat e Shkelzen Berishes

shkelzen-3-copy_copy.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr i fuqishëm në Elbasan, në gjendje të rëndë e moshuara (SHKAKU)
Berisha akuza të rënda Policisë së Shtetit, por partnerët ndërkombëtarë çmim Shefit të Krimeve (MOTIVACIONI) »
Article Logic
Execution time: 0.011425018310547
array(1) { ["section"]=> string(142) "zbulohet-pasuria-dhe-levizjet-e-parave-te-familjes-berisha-argita-merr-34-mije-euro-vetem-nga-qirate-shkelzeni-shet-pronen-600-mije-euro-75676" }