Zbulohet pasuria e Gent Sekjos, nga pronat e trashëguara deri te paga si Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 11-05-2017 Zbulohet pasuria e Gent Sekjos, nga pronat e trashëguara deri te paga si Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Publikohet pasuria e Gent Sekjos, nga pronat e trashëguara deri te paga si Guvernator i Bankës së Shqipërisë .

 “Open Spending Albania” ka bërë publike pasurinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe bashkëshortes së tij Elona Sejko, të deklaruar në ILDKP përgjatë 2 viteve 2015-2016, shkruan newsbomb.al.

Ajo që vihet re, janë pronat e trashëguara nga prindërit e Sejkos dhe bashkëshortes së tij.

PASURIA E DEKLARIMIT FILLESTAR 2015

Pasuri të paluajtshme:

Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 104 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 5 500 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 
2) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 65 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit më 11.07.2007 për 3 000 000 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 
3) Pronar me 100% i një ap.banimi me sip. 70.2 m2 në Tiranë, përfituar nga prindërit me privatizim të vitit 1993 dhe vlerësohej për 56 242 lekë, për të cilën deklaron se është përfituar me trashëgimi nga prindërit dhe justifikohet me një kontratë dhurimi më 08.04.2010. 
4) Bashkëpronar me 50% i një ap.banimi me sip. 136.86 m2 në Durrës, blerë më 28.08.2013 për 103 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 
5) Pronar i truallit me sip. 238.7 m2 në Durrës, mbi të cilën është ndërtuar ap.banimit me sip. 136.86 m2, 442 375 lekë. 
6) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një ap.banimi me sip. 69 m2, përfituar me blerje më 16.12.1996, 1 700 000 lekë. 
7) Bashkëshortja, bashkëpronare me 25% e një trualli me sip. 4 420 m2 në Sarandë, trashëguar nga familja e babait.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

Pronar me 100% i një depozite bankare me afat 12-mujor, 260 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 
2) Bashkëpronar me 50% së bashku me nënën i një depozite bankare me afat 12-mujor, 75 000 dollar. 
3) Pronar me 100% i një depozitë elastike, 37 532 euro. 
4) Pronar me 100% i një llogarie bankare, 145 438 lekë. 
5) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 21.09.2006 me principal 80 000 euro, afat shlyerje 15 vjet, interes 5.6% dhe këst mujor 341 euro. 
6) Kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 17.09.2008 me principal 52 000 euro, afat shlyerje 18 vjet, interes 2.06% dhe këst mujor 280 euro. 
7) Kartë krediti e papërdorur me limit 4 000 euro. 
8) Kartë krediti së bashku me bashkëshorten e papërdorur me limit 325 425 lekë. 
9) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie bankare, 2 000 euro. 
10) Bashkëshortja, pronare me 100% e një llogarie kursimi, 1 168 euro.

Automjete:

Bashkëshortja, pronare me 100% e një veture tip Renault Clio, blerë në vitin 2005, 4 000 euro.

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2016

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet: Të ardhura nga paga si Guvernator i BSH, 5 487 032 lek

Të ardhura nga Bonuse:

Të ardhura nga dieta për udhëtime e qëndrime jashtë vendit nga Banka e Shqipërisë, 7 790 euro.
2) Të ardhura nga dieta nga misioni në FMN, 1 000 dollarë.

Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh:

 Të ardhura nga honorare si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, 2 482 881 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies:

  1. Të ardhura interesa nga depozitë bankare dyemërore (Gent dhe Lutfije Sejko), 2 811 euro.
    2) Të ardhura interesa nga depozitë bankare dyemërore (Gent dhe Lutfije Sejko), 1 022 dollar.

Shih deklaratën e Pasurisë ndër vite në “Open Spending Albania” /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073370933532715
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbulohet-pasuria-e-gent-sekjos-nga-pronat-e-trasheguara-deri-te-paga-si-guvernator-i-bankes-se-shqiperise-78267" }