Zbulohet për herë të parë letra e Dom Simon Jubanit për torturat e të burgosurve në Burrel: Pa tesha, në çimento për ditë dhe net…

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 14-12-2019 Zbulohet për herë të parë letra e Dom Simon Jubanit për torturat e të burgosurve në Burrel: Pa tesha, në çimento për ditë dhe net…

Një letër e dhimbshme deri në palcë kjo e klerikut Dom Simon Jubani i cili përshkruan torturat që u bëheshin të burgosurve të Burrelit në kohën e diktaturës.

 

Letra e cila publikohet për herë të parë dhe mban logon e kujto.al, është shkruar në vitin 1971 për Komitetin Qendror të Partisë së Punës.

Kleriku shkodran Simon Jubani, vuajti 21 vite burg në burgjet e diktaturës, ndërsa në vitin 1991 mbajti meshën e parë në Kishën Katolike, pas rrëzimit të regjimit.

Dom Simon Jubani ishte ndër të burgosurit politikë më të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së regjimit komunist. U dënua radhazi 6 herë duke qëndruar në burg në vitet 1964-1989. Në letrat që drejtonte asnjëherë nuk shprehte lutje dhe nuk e fshihte faktin se ishte antikomunist e kundër regjimit.

LETRA E PLOTË:

Komitetit Qendror, Tiranë

Nga torturat më shtazarake që përsojmë në burgun e Burrelit s’pari është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndizet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin. E dyta (është) zhurma që nuk pushon ditë as natë.

Nuk pretendoj të kem banjo ashtu sikuse thuhet se kemi, as nuk kërkoi me na çlirue prej shputave, grushteve, fyerje të përditshme, por u lumet shumë urdhëroni autoritetit e Burrelit të na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën, të na çlirojë prej zhurmave që na shkatërruan sistemin nervor, s’pakut mos të kena zhurmë kur flejmë.

Për arsyet e naltpërmenduna janë ba shumë greva urie, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue me u shlodhë në birucë, pa tesha, në çimento për ditë dhe net, shumë protesta dhe ankesa janë drejtuar deri në Tiranë, por mjerisht, burgu i Burrelit, vazhdon të mbetet simboli i terrorit brenda e jashtë atdheut.

Kaq për njoftim
I burgosuri, Simon Jubani, Burrel, 16.12.1971

jubani-ok-696x256-1-678x256.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodër/ Banorët e Postribës protestë për rrugën e re: Abuzim nga firma, bashkia mos ta marrë në dorëzim
AKUZA E RËNDË e PD: Skandal, militantët socialistë po marrin bonuset e qerave për tërmetin (LISTA) »
Article Logic
Execution time: 0.01110315322876
array(1) { ["section"]=> string(134) "zbulohet-per-here-te-pare-letra-e-dom-simon-jubanit-per-torturat-e-te-burgosurve-ne-burrel-pa-tesha-ne-cimento-per-dite-dhe-net-189367" }