Zbulohet pilula që rrit aktivitetin e trurit, gjendet në çdo farmaci

Publikuar tek: bota, më 15:18 22-08-2015 Zbulohet pilula që rrit aktivitetin e trurit, gjendet në çdo farmaci

Në vitin 1998 Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Drogës (FDA) aprovoi një barnë për sëmundjen e narkolepsisë, një gjendje gjatë që shkakton çrregullimet në tru midis kohës së gjumit dhe zgjimit, duke shkaktuar që një person të bie në gjumë papritmas.

Megjithatë, edhe pse barna funkisonoi për sëmundjen e rrallë, ajo sot është e famshme për një tjetër efekt anësor, atë të rritjes së aftësive njohëse të një personi, një efekt që nuk është studiuar plotësisht nga shkencëtarët.

Por pas zërave dhe gjysëm legjendave që qarkullonin për këtë barnë, tashmë studiuesit kanë nisur kërkimet lidhur me aftësinë e kësaj pilule “fantashkencë” që rrit aktivitetet e rëndësishme të trurit.

Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si vepron modafinili, e cila rrit nivelet e neurotransmetuesve të histamines dhe oreksinit që rrëgullojnë gjumin dhe zgjimin por gjithashtu rrit nivelin e serotonins e cila ndikon në gadishmërinë dhe monosodiumi që rrit aktivitetin e trurit.

Megjithatë ajo nuk rekomandohet për përdorim pa këshillimin nga mjeku, çka do të thotë se nuk mund të përdoret para një provimi në shkollë, pasi ka edhe efekte të padëshiruara në tru.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023424863815308
array(1) { ["section"]=> string(73) "zbulohet-pilula-qe-rrit-aktivitetin-e-trurit-gjendet-ne-cdo-farmaci-18940" }