Zbulohet plani i PD, ja çfarë pritet të ndodhë në parlament në seancën e pasdites

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 11-09-2017 Zbulohet plani i PD, ja çfarë pritet të ndodhë në parlament në seancën e pasdites

Në orën 18:00 ditën e sotme do të mbahet seanca parlamentare për prezantimin e kabinetit qeveritar.

Sipas rregullores se Kuvendit, Opozita duhet të parashtrojë pyetjet për ministrat e rinj brenda orës 16:00.

Ndërkohë  newsbomb.al, mëson se PD nuk do të paraqesë asnjë pyetje për ministrat.

Më poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas  proçedurës së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.

Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave  ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat  është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale.

Koha e përgjigjeve asnjëherë  nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.

Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore.  Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë  shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.      

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025681972503662
array(1) { ["section"]=> string(86) "zbulohet-plani-i-pd-ja-cfare-pritet-te-ndodhe-ne-parlament-ne-seancen-e-pasdites-91958" }