Zbulohet plani terrorist për Krishtlindje, FBI arreston 25-vjeçarin(FOTO)

Publikuar tek: bota, më 13:41 23-12-2017 Zbulohet plani terrorist për Krishtlindje, FBI arreston 25-vjeçarin(FOTO)

Një ish-marins në San Francisko është arrestuar pasi dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist për Krishtlindje.

Dokumentet e FBI-së pohojnë se ai kishte planifikuar të sulmojë zonën Pier 39, zonën më popullore dhe më të vizituar në qytet.

Arrestimi është bërë pasi Everitt Aaron Jameson, 25 vjeç, ka diskutuar komplotin me agjentët e fshehtë të FBI-së, raporton BBC shkruan newsbomb.al

Sipas autoriteteve në shtëpinë e të riut është sekuestruar një numër i konsiderueshëm  armësh  zjarri, me të cilat pretendohej të bëhej sulmi, dhe një letër që i referohej vendimit të Donald Trump për të emëruar Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Investiguesit pohojnë se Jameson kishte në plan të përdorte  eksploziv në sulmin e planifikuar.

Sakaq, për 25-vjeçarin rëndojnë akuza edhe për mbështetje materiale ndaj organizatave të huaja terroriste.

_99339925_gettyimages-864055854.jpg

Everitt-Aaron-Jameson-FBI-thwarted-Christmas-Day-terrorist-attack-planned-for-San-Francisco.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OKB miraton masa të ashpra ndaj Koresë, Trump: Bota nuk do vdekje
Tragjedi në Indi, autobuzi bie në humnerë 33 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.012379884719849
array(1) { ["section"]=> string(78) "zbulohet-plani-terrorist-per-krishtlindje-fbi-arreston-25-vjecarin-foto-104128" }