Zbulohet projekti i KLGJ: MBYLLEN 9 gjykata në vend

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 06-06-2019 Zbulohet projekti i KLGJ: MBYLLEN 9 gjykata në vend

Nëntë gjykata në vend po planifikohen të mbyllen. Report Tv ka bërë me dije projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që është ende në diskutim.

Mësohet se projekti është prezantuar, por pritet të bëhen konsultime publike. Shkak për mbylljen e gjykatave janë bërë kostoja ekonomike dhe mungesa e stafit.

Kështu drejt mbylljes do të jenë gjykatat e shkallës së parë në: Tropojë, Pukë, Pogradec, Gjirokastër, Korçë, Kurbin, Burrel, Sarandë, Përmet.

Po ashtu është propozuar që të shkrihen në një Gjykata e Apelit të Durrësit me atë të Tiranës. Sakaq, mungesë gjyqtarësh ka edhe në gjykatën e Kavajës për shkak të tërheqjeve nga vettingu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070641040802002
array(1) { ["section"]=> string(57) "zbulohet-projekti-i-klgj-mbyllen-9-gjykata-ne-vend-167125" }