Zbulohet projekti: Kompleks gjigant turistik me vlerë 700 milion euro në Novoselë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:25 25-02-2019 Zbulohet projekti: Kompleks gjigant turistik me vlerë 700 milion euro në Novoselë

Pas incentivave të qeverisë që përjashtojnë hotelet me 5 yje nga tatimet për 10 vjet dhe shtimi i interesit për Shqipërinë nga të huajt, po lulëzojnë projektet për ndërtimin e hoteleve të luksit.

 

Kompania Demi Group është duke zhvilluar një projekt për ndërtimin e kompleksit të madh turistik në zonën e Novoselës në Vlorë, me një vlerë investimi rreth 700 milionë euro. Burimet zyrtare të kompanisë njoftuan se projekti sapo ka kaluar fazën e prefizibilitetit dhe është në shqyrtim fizibiliteti. Sipas tyre, projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me investitorë amerikano-kanadezë, por emrat e tyre do të njoftohen në një periudhë të mëvonshme.

Projekti përfshin një sipërfaqe ndërtimore 1,476,945 metër katrorë,  me vlerë investimi rreth 700 mln euro, por burimet nga kompania pohuan se vlera e investimit do të afrohet rreth 1 miliard euro. Synimi është që projekti të përfundojë brenda vitit 2025.

Investimi do të përfshijë ndërtimin e një hoteli me kapacitet mbi 17 mijë shtretër, zonën rezidenciale me vila, ambiente sportive dhe një qendër të madhe tregtare.

Hoteli është projektuar të shtrihet në një sipërfaqe 862 127 m ² (86.2 ha). Sipërfaqja maksimale e ndërtimit të hotelit do të jetë 775.917 m²  dhe numri i shtretërve 17,236. Hoteli do të përfshijë rreth 14 godina të cilat do të jenë një parcelë e veçantë.

Zona rezidenciale, vilat do të zënë 20-30% të sipërfaqes, rreth 437 400 m² (43.7 ha) dhe janë projektuar të ndërtohen rreth 435 vila.

Në brendësi ka një projekt për një kompleks të madh sportiv. Sipërfaqja e përgjithshme e zonës sportive është projektuar 493 300 m² (49.3 ha). Janë projektuar të ndërtohen 10 fusha futbolli, tenisi, volejbolli dhe basketbolli.

Gjithashtu në kompleks do të operojë edhe një qendër tregtare me sipërfaqe 71,520 metër katrorë.

Toka ku është konceptuar të zhvillohet projekti ka më shumë se dy kilometra bregdet me plazhe me rërë dhe përfshin një liqen, si dhe pyll. Novosela ndodhet rreth 120 kilometra nga Tirana dhe rreth 12 kilometra nga qyteti i Vlorës.

Tashmë zona ka në një plan zhvillimi të miratuar. Si pjesë e planit urbanistik tashmë të përgatitur, parashikohen të ndërtohen hotele, vila, objekte tregtare, një park ujor, fusha golfi, etj.

Vlerat e investimit

Sipërfaqja e ndërtimit të hotelit 555 025 m² x 500 Euro / m² = 277 512 500 Euro

Ndërtimi i zonës së hoteleve, vila elite 131 100 m² x 400 Euro / m² = 52 440 000 Euro

Rezidenca zona e ndërtimit 699 300 m² x 300 Euro / m² = 209 790 000 Euro

Ndërtimi i zonës së blerjeve etj. 71 520 m² x 500 Euro / m² = 35 760 000 Euro

Ndërtimi i objekteve sportive 20 000 m² x 400 Euro / m² = 8 000 000 Euro

Marina etj. = 29 036 242 Euro

Infrastruktura (Sistemi i Furnizimit me Ujë, Sistemi i Grumbullimit të Kanalizimeve dhe Impianti i Trajtimit të Mbeturinave, Sistemi i Furnizimit me Energji) = 32 750 240 Euro

ZONA TOTALE E NDËRTIMIT 1 476 945 m²

VLERA E NDËRTIMIT ≈ 645 288 982 Euro

Arkitekturë, dizajn të brendshëm, (4% e vlerës së ndërtimit) = 25 811 560 Euro

Taksë për leje zhvillimi (4% e vlerës ndërtimore) = 25 811 560 Euro

VLERA TOTALE E INVESTIMEVE ≈ 696 912 102 Euro /Monitor

dsfgdeghetje5j.jpg

sgfwergerh4rh4rh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065751075744629
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbulohet-projekti-kompleks-gjigant-turistik-me-vlere-700-milion-euro-ne-novosele-154201" }