Zbulohet projekti më i ri i Luana Vjollcës në “Top Channel”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:44 24-09-2016 Zbulohet projekti më i ri i Luana Vjollcës në “Top Channel”

Ndryshimet në programacionin e sezonit të ri në Top Channel me anullimet e disa programeve dhe largimeve në staf na bën të dyshonim se edhe një prej prezantueseve më të bukura të këtij ekrani do të kishte të njëjtin fat si ish kolegët e saj që tashmë nuk janë më pjesë e tij.

E kemi fjalën për Luana Vjollcën e cila sezonin e kaluar ishte prezantuese në programin E Diell, i cili nuk u rinovua këtë vit. Por sexy Luana do të vazhdojë të jetë një nga prezantueset e Top Channel, të paktën edhe për këtë sezon. Sipas burimeve të IMAlbania.com, Luana Vjollca do të nisë së shpejti formatin Pa Limit, i cili sikurse ju kemi informuar edhe ditë më parë do të jetë pjesë e programacionit tashmë jo më si rubrikë por si emision i vetëm.

Ende nuk bëhet e ditur data e fillimit por pritet që në ditët në vazhdim të shfaqet spoti tv. Gjithashtu, ky edicion special i Pa Limit nuk do ti gëzojë pjesëmarrjes së dy aktorëve Devis Muka dhe Dorian Ramaliu për arsye të angazhimit të tyre në drejtimin e Fiks Fare. /InfoMediaAlbania/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03783106803894
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbulohet-projekti-me-i-ri-i-luana-vjollces-ne-top-channel-54010" }