Zbulohet se kush është i arratisuri nga burgu i RROGOZHINËS, TMERR i qytetarëve, kryente grabitje me të dashurën dhe vëllezërit (EMRI-PROFILI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:17 09-10-2019 Zbulohet se kush është i arratisuri nga burgu i RROGOZHINËS, TMERR i qytetarëve, kryente grabitje me të dashurën dhe vëllezërit (EMRI-PROFILI) I arratisuri nga burgu i Rrogozhinës Fatjon Bushgjoka

I dënuari, i cili u arratis sot nga burgu i Rrogozhinës është Fatjon Bushgjoka.

Ai u arrestua dy vite më parë bashkë me dy vëllezërit e tij Ndue dhe A.Bushgjokën, mikun Elton Lekën dhe të dashurën e tij Kristina Pjetrin për kryerjen me dhunë të 7 grabitjeve, por policia dyshon se ai mund të ketë kryer një numër më të madh vjedhjesh.

Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite burg për grabitje të dhunshme. Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite burg, por sot rezulton të jetë i arratisur nga burgu i Rrogozhinës.

4 djemtë dhe vajza u ngrinin kurthe qytetarëve duke përdorur Kristinën si karrem, e cila u kërkonte telefonin për të folur viktimave. Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.

Të 4 grabitësit po vuajnë dënimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028053998947144
array(1) { ["section"]=> string(145) "zbulohet-se-kush-eshte-i-arratisuri-nga-burgu-i-rrogozhines-tmerr-i-qytetareve-kryente-grabitje-me-te-dashuren-dhe-vellezerit-emri-profili-181406" }