Zbulohet shkaku i atentatit ndaj 26-vjeçarit në Tiranë, kanosi djalin e biznesmenit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:46 05-05-2017 Zbulohet shkaku i atentatit ndaj 26-vjeçarit në Tiranë, kanosi djalin e biznesmenit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një i ri është qëlluar nga një person që po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër në zonën e Kinostudios.

I riu, Devis Rustemaj, 26 vjeç, nga Tropoja, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital .

Nga hetimet e djeshme dhe dëshmive, rezulton që i riu është qëlluar nga një shtetas i cili po udhëtonte në motorr së bashku me një tjetër.

Dejvis Rrustemaj, sipas Policisë, është goditur nga një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

I plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me Policinë, duke mohuar të ketë probleme me njeri, ndonëse është i skeduar në disa dosje hetimore, herë si autor e herë si dëshmitar.

Madje gjatë marrjes në pyetje në Spitalin e Traumës, fillimisht ai ka dhënë identitet tjetër para oficerëve të Policisë, megjithëse është zbuluar.

HETIMI:

Policia e Tiranës tha dje se 26­-vjeçari që u plagos dje në Kinostudio, Dejvis Rrustemaj, ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

“Panorama” mëson se sipas burimeve, po hetohet si pistë dhe hakmarrja e mundshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015.

Në këtë kohë, më 22 shtator të vitit 2015, Rrustemaj, në bashkëpunim me shokun e tij, Anxhelino Çervanaku, kanë kanosur me armë Andi Fishekun, djalin e një biznesmeni të naftës, për një borxh prej 1 mijë eurosh që nuk ua kishte kthyer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali, karta e shëndetit zëvendësohet me një copë letër
Zbulohet skandali me pijet freskuese dhe energjike në Tiranë, kjo është është firma që tregtonte lëngje të falsifikuara (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010918855667114
array(1) { ["section"]=> string(88) "zbulohet-shkaku-i-atentatit-ndaj-26-vjecarit-ne-tirane-kanosi-djalin-e-biznesmenit-77543" }