Zbulohet shkaku i helmimit të nxënësve në Postribë, dalin rezultatet e analizave

Publikuar tek: aktualitet, më 12:55 09-10-2019 Zbulohet shkaku i helmimit të nxënësve në Postribë, dalin rezultatet e analizave

Analizat zbulojnë shkakun e helmimit të nxënësve të shkollës së Postribës.

Drejtoria e Shëndetit Publik bën me dije se fëmijët janë helmuar nga prezenca e lartë e salmonelës në ushqim.

Nga mbi 20 mostra që janë marrë, DSHP deklaron se 16 kanë rezultuar me salmonelë.

Kujtojmë se pak ditë më parë 61 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Postribës u paraqitën me shenja helmimi në repartin infektiv të Spitalit të Shkodrës.

Të gjithë kishin konsumuar ushqime të shpejta te një ''fast-food''. Policia shoqëroi pronarët, ndërsa AKU-ja nisi verifikimet për kushtet e përpunimit dhe shërbimit të ushqimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054029941558838
array(1) { ["section"]=> string(86) "zbulohet-shkaku-i-helmimit-te-nxenesve-ne-postribe-dalin-rezultatet-e-analizave-181377" }