Zbulohet shkaku i vrasjes së Albert Krasniqit nga babai në bodrumin e shtëpisë në Prishtinë (Pamje nga vendngjarja)

Publikuar tek: rajon, më 20:18 27-01-2021 Zbulohet shkaku i vrasjes së Albert Krasniqit nga babai në bodrumin e shtëpisë në Prishtinë (Pamje nga vendngjarja) Albert Krasniqi me babain

Qyteti i Prishtinës është tronditur ditën e sotme nga një vrasje në familje, ku ka mbeetur viktimë biznesmeni i njohur Albert Krasniqi, i vrarë nga babai i tij në bodrumin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë. Babai vrasës është arrestuar dhe është sekuestruar pistoleta e krimit. “Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit.

143462422_243634633899374_2440981164632755657_n-768x576-1.jpg

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, konfirmon policia për mediat kosovare.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte. Burime për mediat atje bëjnë me dije se djali ka qenë problematik dhe ka ushtruar disa herë dhunë në familje, teksa mësohet se babai i ka kërkuar të vetëdorëzohet në polici, duke qenë se ishte i kërkuar nga autoritetet.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

kk-7_copy.png

Screenshot_12.jpg

Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja ndodhi më 13 shtator të vitit 2016.

Screenshot_10_copy_copy.jpg

Screenshot_9_copy_copy.jpg

Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur, ndërsa Albert Krasnqi u dënua nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Dashuria e babit’, zbulohet postimi prekës që kishte bërë Albert Krasniqi para pak orësh; policinë e njoftoi vetë i ati: Hajde se vrava djalin...
Trafikim kokaine nga Amerika Latine, kush është shqiptari që u ekstradua nga Spanja në Itali, në shtator u pragosën krerë të rëndësishëm të bandës »
Article Logic
Execution time: 0.01128101348877
array(1) { ["section"]=> string(120) "zbulohet-shkaku-i-vrasjes-se-albert-krasniqit-nga-babai-ne-bodrumin-e-shtepise-ne-prishtine-pamje-nga-vendngjarja-236647" }