Zbulohet shkaku që i mori jetën futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili

Publikuar tek: sport, më 12:38 03-07-2019 Zbulohet shkaku që i mori jetën futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili

Zbulohet shkaku që i mori jetën futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili e cilahumbi jetën teksa lahej në liqenin e Comos.

24 vjeçarja u zhduk ditën e shtunë, ndërsa vetëm të martën u bë e mundur nxjerrja nga shtrati i liqenit të trupit të Ismaili. 


Pas nxjerrjes së trupit, është bërë edhe autopsia për të gjetur shkakun e fundit tragjik, ku ka rezultuar se Ismaili ka pësuar një atak kardiak sapo trupi i saj ka pasur kontakt me ujin. Ndërkohë,  shefi i Rojës bregdetare, Gianfranco Montini ka pohuar se ky moment ishte tronditës. 

'Edhe pse jemi profesionistë, ky moment ishte tronditës', tha Montini. 

Trupi u zbulua dhe u gjet nga një robot zhytës në një thellësi prej 204 metrash. Në këtë pikë, temperatura e ujit në liqen nuk i kalonte 5-së gradë Celsius. Kapitenia e ekipit të femrave, Young Boys Bern ndodhej së bashku me të fejuarin e saj. Ata kishin marrë një motorboat me qira. Pas hedhjes në ujë, Ismaili nuk u shfaq më. Në fillim u mendua si shaka, por fundi ishte me të vërtetë tragjik.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078449249267578
array(1) { ["section"]=> string(79) "zbulohet-shkaku-qe-i-mori-jeten-futbollistes-shqiptare-florijana-ismaili-170969" }