Zbulohet shuma e grabitur në bankën e nivelit të dytë pranë Hipotekës në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:44 16-01-2018 Zbulohet shuma e grabitur në bankën e nivelit të dytë pranë Hipotekës në Tiranë

Ditën e djeshme u grabit një bankë e nivelit të dytë në mes të ditës pranë Hipotekës në kryeqytet. Burime për newsbomb.la bënë me dije se grabitja ndodhi brenda Agjensisë “ADISA” e cila trajton kërkesat dhe aplikimet drejtuar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP).

Të njëjtat burime i thanë newsbomb.al, se dyshohet për një grabitës të vetëm i cili ka mbërritur para godinës me me motor. Sapo ka parë rojen, e ka goditur duke e hedhur përtokë. 

Më pas, ka hyrë brenda dhe i ka vënë pistoletën në kokë kasieres së i ka marrë shumën e parave nën kërcënimin e armës. Pas grabitjes, autori ka dalë nga Agjencia dhe është larguar me motorr drejt zonës së Brakës. Burimet thanë për Newsbomb.al se aty është ndjekur nga një polic rrugor i cili i ka shkuar pas deri te zona e Brakës, por më pas ka humbur gjurmët e grabitësit.

Policia dyshon se po në atë zonë ka hipur në automjetin tip "BMW".

Ndërsa sipas “Panorama” shuma e grabitur është rreth 300 milionë lekë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çadrat edhe sot me vete? Ja ku do të përqëndrohen reshjet ditën e sotme
Favorizoi një drejtues mjeti, arrestohet një efektiv policie në Tiranë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010873794555664
array(1) { ["section"]=> string(86) "zbulohet-shuma-e-grabitur-ne-banken-e-nivelit-te-dyte-prane-hipotekes-ne-tirane-106717" }