Zbulohet skafi 9 metra i gjatë në vijën bregdetare Himarë-Gramë, ja cili flamur valëvitej mbi të

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 22-05-2017 Zbulohet skafi 9 metra i gjatë në vijën bregdetare Himarë-Gramë, ja cili flamur valëvitej mbi të foto ilustruese

Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Njësinë Speciale Delta Force zbulojnë dhe sekuestrojnë një skaf 9 metra të gjatë.

 Sipas policisë, gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë u bë i mundur konstatimi i një skafi me flamur italian (pa persona në bord) pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”.

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor Mercruiser 502, me fuqi 500 kf. Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.

Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Artan Cukut, zbulohet prova e fortë e ekzekutorit
Kontrabandë me pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete, arrestohen 5 persona, 2 të tjerë në kërkim (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011191129684448
array(1) { ["section"]=> string(101) "zbulohet-skafi-9-metra-i-gjate-ne-vijen-bregdetare-himare-grame-ja-cili-flamur-valevitej-mbi-te-79484" }