Zbulohet skandali brenda paktit Rama-Basha, reklama falas në TV për partitë politike

Publikuar tek: politike, më 18:49 22-05-2017 Zbulohet skandali brenda paktit Rama-Basha, reklama falas në TV për partitë politike

Pakti Rama-Basha përfshin një projektligj të fshehtë kundër televizioneve private që pritet të miratohet në seancën e sotme plenare.

Sipas marrëveshjes, ndryshimet në Ligjin e Medias detyrojnë të gjitha televizionet private që të transmetojnë reklamat e fushatës zgjedhore të partive FALAS.

Projektligji parashikon 90 minuta reklama falas për partitë e mëdha në televizionet private si dhe 10 minuta për partitë e vogla. Në rast të shkeljes së këtij ligji parashikohen gjoba të rënda.

Duket se ky ndryshim është bërë me qëllim parandalimin e korrupsionit në media. Por ky propozim shkel ligjin e propozuar nga OSBE për mbrojtjen e mediave.

Ky ndryshim që cënon pavarësinë editoriale të televizioneve është vendosur pa asnjë konsultim me mediat. Ndërsa deputetët që pritet ta votojnë në parlament nuk janë njohur ende me këtë projektligj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012145042419434
array(1) { ["section"]=> string(89) "zbulohet-skandali-brenda-paktit-rama-basha-reklama-falas-ne-tv-per-partite-politike-79562" }