Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

Publikuar tek: aktualitet, më 07:16 01-06-2017 Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

Ndërtimi pa leje i shtëpive apo godinave të tjera të shërbimeve është një nga shkeljet ligjore më të ndeshura në Shqipëri pas viteve 1990.

Lufta kundër informalitetit në fushën e ndërtimit ka qenë një nga objektivat e qeverive në vijimësi, përfshi edhe aktualen, shkruan “Panorama”. Gjatë 4­ vjeçarit të fundit, personat që janë konstatuar duke ndërtuar pa leje janë kallëzuar në organet kompetente, janë proceduar penalisht dhe në përfundim janë dënuar nga drejtësia. Nga ana tjetër, këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar edhe persona që, për shkak të detyrës së tyre funksionale kanë njohuri të thella mbi ligjin dhe dijeni për elementët e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

I tillë është rasti i gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës. Disa vite më parë, familja e gjyqtares Shedula ka ndërtuar një kat pa leje. Ky kat i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes. Aktualisht, godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje.

NDERTIMI PA LEJE

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave. Bazuar në ligjin për të drejtën e informimit gazeta “Panorama” ka siguruar kopje të formularëve të plotësuar dhe të firmosur nga gjyqtarja e Kavajës, Shedula, ku ajo tregon se ka ndjekur procedurën ligjore të legalizimit për një kat të banesës që ka në bashkëpronësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr mes grupeve të rinjsh në mesnatë, plagoset 18-vjeçari (EMRI)
“Stacioni i fundit”, zbulohen 32 kg tritol në Tiranë, 3 persona në pranga (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010564804077148
array(1) { ["section"]=> string(96) "zbulohet-skandali-kryetarja-e-gjykates-se-kavajes-ndertoi-pa-leje-nje-kat-te-viles-luksoze-80763" }