Zhduken dosjet në në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
Drejtues të këtij institucioni shfaqen në kamerat e ‘BOOM’ në krye të një proçesi ku ribëhen dosjet nga e para pas një viti nga vendimi, duke shkelur çdo afat, me ndihmën e avokatëve të palëve paditëse. Për ti dërguar këto dosje në Gjykatën Administrative të Apelit një vit jashtë afatit, kërkohet vendim pranim ankimi nga kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, ose gjyqtari, ç`ka e zgjeron edhe më tepër rrezen e këtij skandali.
Denoncuesi është një i larguar nga puna në administratën publike i cili thotë se ka një vit që i është humbur dosja. Prandaj nuk mund ta kalojë ccështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, për vazhdimin e gjykimit.
Kryesekretarja e kësaj gjykate pranon humbjen e dosjes dhe i kërkon atyre që t’i sjellin të gjitha dokumentat edhe një herë, për ta krijuar dosjen nga e para.
Gjatë bisedës së fshehtë kryesekretarja është e gatshme të pranojë edhe dokumenta të fotokopjuara, të panoterizuara, mjafton që të sajojë një dosje të re.