ZBULOHET SKANDALI: Procedohet penalisht drejtori i fondacionit të bamirësisë dhe 3 vullnetarë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 29-03-2017 ZBULOHET SKANDALI: Procedohet penalisht drejtori i fondacionit të bamirësisë dhe 3 vullnetarë

Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre”dhe“Mashtrim” drejtori i një fondacioni bamirësie së bashku me tre vullnetare të këtij fondacioni, pasi iu kërkonin shuma monetare qytetarëve, me pretendimin per të ndihmuar familje në nevojë, duke i mashtruar këta të fundit.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

· A.M, 42 vjeç, banues në Tiranë (drejtor i një fondacioni)

· A.R, 22 vjeçe, banuese në Përmet,

· A.V, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë,

· J.K, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (të treja shtetaset vullnetare).

Policia bën me dije se, procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasi A.M, me detyrë Drejtor i një fondacioni si edhe tre shtetaset e tjera me detyrë vullnetare të këtij fondacioni, më datë 28.03.2017 u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke i`u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë  në qytetin e Përmetit.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm nuk posedonin  asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.

Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojne të siguruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bulevardi i Ri i Tiranës, kjo është surpriza që i pret qytetarët
Drogë me furgon, fuoristradë dhe skaf, si u braktis në mes të natës 1.3 ton kanabis në Zvërnec »
Article Logic
Execution time: 0.011224031448364
array(1) { ["section"]=> string(98) "zbulohet-skandali-procedohet-penalisht-drejtori-i-fondacionit-te-bamiresise-dhe-3-vullnetare-73471" }