Zbulohet SKENARI, ja çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë në protestën e 13 prillit

Publikuar tek: politike, më 14:22 08-04-2019 Zbulohet SKENARI, ja çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë në protestën e 13 prillit

Zbulohet skenari i protestës mbarëkombëtare të paralajmëruar nga opozita, që pritet të zhvillohet më datë 13 prill.

Mësohet se protesta është vendosur të fillojë në orën 18:00 dhe do të ketë të njëjtin skenar si në protestat e mëparshme.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së kryesisë ka kërkuar që për protestën e 13 prillit të ketë organizim dhe pjesëmarrje më të madhe se protestat e tjera dhe për këtë arsye pritet që protesta të jetë edhe më e madhe.

Gjithashtu bëhet me dije se protestuesit fillimisht do të vendosen para Kryeministrisë dhe më pas do të ketë një rrethim simbolik të gjithë godinës.

Raportohet se qytetarët do të protestojnë pa afat kohor.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se nuk do t’i ndalojë protestat deri në rrëzimin e qeverisë Rama dhe për këtë arsye kërkojnë edhe zgjedhje të parakohshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070631504058838
array(1) { ["section"]=> string(95) "zbulohet-skenari-ja-cfare-pritet-te-ndodhe-para-kryeministrise-ne-protesten-e-13-prillit-159619" }