Zbulohet SMS-ja e Lulzim Bashës, për krerët e degëve të PD: Shpërndani sa më shumë postimet e mia, na kanë bllokuar

Publikuar tek: politike, më 12:46 16-01-2021 Zbulohet SMS-ja e Lulzim Bashës, për krerët e degëve të PD: Shpërndani sa më shumë postimet e mia, na kanë bllokuar FotoMontazh: Kreu i PD Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha, iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe krerëve të degëve, që të shpërndajnë sa më shumë në profilet e tyre, postimet e tij.

Gazeta Tema zbulon SMS që Lulzim Basha ka dërguar dhe kërkon ndihmën e anëtarëve dhe krerëve të degëve të PD-së, pasi thotë se është bllokuar nga mediat që kontrollohen nga pushteti.

“Të dashur miq dhe bashkpunëtorë! Siç e dini, për shkak të kushteve që dikton pandemia por edhe diktatit që pushteti ka mbi shumë media në vend, rrjetet sociale mbeten një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve tona tek qytetarët.

Për këtë qëllim është i rëndësishëm bashkëpunimi juaj për të ndarë dhe shpërndarë në profilet tuaja, në rrjetet sociale, veçanërisht, mesazhet dhe postimet tona, në mënyrë që ato të ndiqen, rishpërndahen e lexohen nga sa më shumë qytetarë. Faleminderit dhe punë të mbarë”, thuhet në mesazh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Balla i bindur: PS do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, demokratët e thjeshtë sot ndihen të fyer…
LSI-ja “firo” në Berat, ish-deputeti Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste »
Article Logic
Execution time: 0.01140308380127
array(1) { ["section"]=> string(119) "zbulohet-sms-ja-e-lulzim-bashes-per-kreret-e-degeve-te-pd-shperndani-sa-me-shume-postimet-e-mia-na-kane-bllokuar-235226" }