689 kilokramë drogë e llojit kanabis është sekuestruar sot nga Policia.
Droga është zbuluar në fshatin Bulgarec të Korçës në banesën e shtetasit me inicialet K. G., gjatë një kontrolli të ushtruar.
Pronari i shtëpisë ka marrë arratinë ndërsa policia bën me dije se po punon për kapjen e tij.