Zbulohet tjetër skandal: BKT tenton të nxjerrë para këtë mëngjes me “Jaguar”, ndërhyn në momentet e fundit policia dhe paralizon gjithçka

Publikuar tek: aktualitet, më 13:43 10-02-2017 Zbulohet tjetër skandal: BKT tenton të nxjerrë para këtë mëngjes me “Jaguar”, ndërhyn në momentet e fundit policia dhe paralizon gjithçka

Tjetër skandal i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) me firmën private të sigurisë “Jaguar” pa kaluar ende 24 orë nga grabitja e bujshme e 2 milion eurove në afërsi të Rinasit.

Sërish BKT, mëson newsbomb.al mëngjesin e sotëm ka tentuar që përmes së njëjtës kompani, pra ‘Jaguar Security,  të transportojë para, shuma e të cilave nuk dihet ende. Por me të dalë nga banka, policia ka ndaluar mjetin e “jaguar” dhe ka paralizuar çdo lëvizje të kompanisë me bankën. Kjo e fundit, ka qenë në survejim gjatë gjithë kohës nga policia pas grabitjes së djeshme ndaj dhe është kapur në kohë lëvizja.

Ndërkohë kompanisë “Jaguar” sot i është hequr licenca. Newsbomb.al publikoi më herët skandalin që dëshmonte se autoritetet dhe të bankës dhe të kompanive private, kanë shkelur ligjin shqiptar të policive private me të dy këmbët.

Banka Kombëtare Tregtare ia ka besuar kontratën e transportit të parave firmës Oktapus, me pronar z.Spiro Kane. Por ndërkohë, ky i fundit, meqë ka shumë punë në treg, ka bërë atë që nuk lejohet me ligj, pikërisht dhënien e punës një nënkontraktori, që është kompania “Jaguar Security” me pronar Fatmir Gabi.

Sakaq, pritet që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sot në orën 16:30 të mbledhë të gjithë drejtorët e bankave të nivelit të dytë bashkë me guvernatorin ku pritet të flasë për situatën alarmante të sigurisë së parave të shqiptarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata Administrative rrëzon padinë e ish-deputetit Dashamir Tahiri
Grabitja e parave, Qato: Ja shkeljet e kompanisë “Jaguar”, punonjësit kishin armë por nuk vepruan sipas ligjit »
Article Logic
Execution time: 0.0064878463745117
array(1) { ["section"]=> string(139) "zbulohet-tjeter-skandal-bkt-tenton-te-nxjerre-para-kete-mengjes-me-jaguar-nderhyn-ne-momentet-e-fundit-policia-dhe-paralizon-gjithcka-68326" }