Zbulohet trajnerja e tretë e “The Voice”, zë i fuqishëm i skenës shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:44 13-10-2016 Zbulohet trajnerja e tretë e “The Voice”, zë i fuqishëm i skenës shqiptare

Produksioni i “The Voice of Albania” ka zbuluar emrin e trajneres së tretë të këtij edicioni. Është këngëtarja Besa Kokëdhima ajo që do i bashkohet këtë vit jurisë së këtij spektakli.

Energjia në skenë, niveli i lartë i performancave dhe zëri i veçantë janë faktorët e suksesit të Besës. Prej më shumë se një dekade ajo provon të këndojë në stile të ndryshme e gjithmonë ia del mbanë duke triumfuar jo vetëm me suksesin në publik, por edhe me vlerësime të shumta nga juritë e garave ku ajo merr pjesë.

Në vitin 2008, Besa këndon “Engjëjt vrasin njësoj” dhe shpallet fituese e “Top Fest”-it. Kënga mbetet një hit dhe shumë vite më pas, duke u konsideruar si një himn dashurie në muzikën shqiptare.

Në vitin 2009, ajo përfaqëson Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me “Nothin’ Gonna Change” duke u kualifikuar në gjysmëfinale. “Tatuazh në zemër” nuk është veç “Best Dance”, por edhe fituesja e çmimit të madh në edicionin e pestë të Kënga Magjike.

Dy trajnerë të tjerë të konfirmuar janë Alban Skënderaj dhe Rona Nishliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024754047393799
array(1) { ["section"]=> string(77) "zbulohet-trajnerja-e-trete-e-the-voice-ze-i-fuqishem-i-skenes-shqiptare-56087" }