Zbulohet urdhri i ri i Ramës për punonjësit e administratës, ç’do të ndodhë të shtunën

Publikuar tek: politike, më 09:22 26-01-2018 Zbulohet urdhri i ri i Ramës për punonjësit e administratës, ç’do të ndodhë të shtunën

 Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi në emisionin  “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku se sot do të bëhet e ditur se kryeministri Rama ka urdhëruar që administrata ditën e shtunë nuk do ta ketë ditë pushimi por do jetë në punë në një orar 08.00 deri në 16.30 si një ditë të zakonshme.

Zhupa e lidhi këtë me frikën që Rama ka se mos administrata merr pjesë në protestë. Gjithsesi, zyrtarisht nuk ka një njoftim lidhur me këtë informacion që dha zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, akademiku i njohur Apollon Baçe deklaron se do marrë pjesë në protestën e të shtunës duke qenë prezent në bulevard dhe tha se në këtë situatë që është vendi çdokush duhet të shkojë në protestë dhe sipas tij edhe vetë ai do jetë atje. “Jemi në kufijtë që e kemi humbur edukatën e  protestës  dhe kjo ëhstë e papranueshme. Personalisht kam vendosur që do të jem në orën 12.00, në bulevard si pjesmarrës në protestë dhe besoj se çdokush që e ndjen dhe kupton nga kjo situatë që ndodhet vendi duhet të bëjë kështu”, tha akademiku Baçe.

Por Baçe shkoi më tej teksa artikuloi arsyet e pjesmarrjes në këtë protestë. “Unë do shkoj atje për të protestuar ndaj kryeministri Rama por edhe ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Protestën duhet ta bëjë populli dhe jo partia dhe unë do marr pjes në protestë ndaj politikës” sqaroi Baçe. Një nga argumentet që akademiku dha ishte ikja masive e qytetarëe . “Dakord, qytetarët janë të pakënaqur ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, por qyetarërt janë të pakënëqur edhe ndaj kryetarit të opozitës Bashë dhe për këtë arsye largohen nga vendi. Nëse Basha do të ishte shpresë për ata qytetarët nuk do iknin nga vendi. Ata ikin se nuk kanë asnjë shpresë” tha ai. Pikërisht kjo sipas Baçes do të përbënte çelsin e suksesit të kësaj proteste. “Nëse do jetë një protestë qytetare do të quhet e suksesshme, nëse jo ajo do jetë e pasuksesshme” konkludoi akademiku Baçe.

Ina Zhupa

27292339_2119883348257791_1518675178_n.jpg

27292375_2119883328257793_1179356392_n.jpg

Apollon Baçe

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012049913406372
array(1) { ["section"]=> string(92) "zbulohet-urdhri-i-ri-i-rames-per-punonjesit-e-administrates-c-do-te-ndodhe-te-shtunen-107978" }