Zbulohet varr masiv i kohës së diktaturës së Hoxhës në rrethin e Pogradecit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 16-03-2016 Zbulohet varr masiv i kohës së diktaturës së Hoxhës në rrethin e Pogradecit

Hija e diktatorit Enver Hoxha po i përndjek të gjallët edhe 30 vjet pas vdekjes së tij. Një varr masiv i kohës së diktaturës është gjetur në Pogradec, raporton GSH duke cituar sektorin e gjetjes së të zhdukurve në Institutin e të Përndjekurve Politikë.

Vendi ku janë gjetur eshtrat rezulton të jetë në Lumin e Terhanit, ndërkohë që më herët ka qenë poligon i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kreu I Institutit të të përndjekurve politikë, I cituar nga GSH thotë se nuk dihet numri I saktë I atyre që mund të jenë në këtë varr, por ndërkohë kërkon nga gjithë të përndjekurit që nuk kanë gjetur eshtrat e familjarëve të tyre, të fillojnë procedurat për ADN për të mbledhur sa më shumë informacion.

Pas këtij informacioni paraprak të dhënë nga Kreu i Institutit të të përndjekurve politikë, puna do të përqëndrohet te Institucionet që duhet të zbulojnë se sa I vërtetë është ky fakt. Ministri I Mirëqenies sociale Blendi Klosi deklaroi se gjatë periudhës së komunizmit numërohen rreth 6000 të zhdukur. “Kjo sepse nuk disponohen të dhëna nga familjarët për varrosjen e tyre” sqaroi ministri duke paraqitur edhe një plan veprimi për zbulimin e eshtrave të personave të zhdukur në dhjetorin e kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077328681945801
array(1) { ["section"]=> string(81) "zbulohet-varr-masiv-i-kohes-se-diktatures-se-hoxhes-ne-rrethin-e-pogradecit-35212" }