Zbulohet vendi magjepës ku zëvendëskryeministri Peleshi ka çuar gruan e tij (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:56 20-06-2016 Zbulohet vendi magjepës ku zëvendëskryeministri Peleshi ka çuar gruan e tij (FOTOT)

Ditën e djeshme newsbomb.al publikoi një artikull të shkurtër që u komentua pozitivisht lidhur me bashkëshorten e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.

Amarda,ndryshe nga gratë e tjera të politikanëve që jemi mësuar t’i shohim në parukeri, në foto të kuruara më së miri, me makina luksoze e taka të larta kishte zgjedhur  të bënte “paqe” me natyrën teksa shfaqej në varkë, duke shëtitur. Kishte veshur atlete, T-shirt dhe pantallona të shkurtra.

Ndërkaq, zbulohet edhe vendi ku ka qenë Amarda e shoqëruar pikërisht nga bashkëshorti i saj zëvendëskryeministër. “Vendin e pazbuluar”  e ka zbuluar vetë Peleshi ndërsa përshkruan me detaje:

“Prapa kallamishteve që kanë mbuluar Liqenin e Prespës së vogël, fshihet një bukuri përrallore. Pelikanët, dallëndyshet e ujit, rosat e egra, liskat dhe karabullakët (siç i quajnë vendasit), dëshmojnë domosdoshmërinë e moratoriumit te gjuetisë. Flora dhe fauna e shumëllojshme, por edhe magjia e shëtitjes me stankat (varkat) e peshkatareve mes zambakëve të ujit dhe kallamishteve, një arsye për ta vizituar këtë pasuri të UNESCO-s”.

 

niko5.jpgniko4.jpg

niko3.jpg

niko2.jpg

niko1.jpg

niko.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021032810211182
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbulohet-vendi-magjepes-ku-zevendeskryeministri-peleshi-ka-cuar-gruan-e-tij-fotot-44073" }